Rreth meje
“Një pikturë është një poemë pa fjalë“.
Mbi këtë shprehje kaq të bukur të Horacit u konceptua arti im, ngritur mes sakrificash, sfidash, mundimesh dhe përpjekjesh për të derdhur mbi telajo të gjitha ngjyrat e jetës.
Duke pasur si mësuesin tim të parë, tim atë, Vilson Halimin, dhe mbështetësen time më të fortë mamanë time, Myzejen Mullaj, stili im artistik lulëzoi, gjeti veten, dhe piktura tashmë është ajo pa të cilën nuk jetoj dot, e mbi të cilën shpreh shpirtin tim prej artisti, ndërthurur me të gjitha nuancat që ka jeta.
E lindur dhe rritur nga dy artistë, që në vogëli, nisa t’i shihja gjërat ndryshe dhe ashtu si pa kuptuar çdo emocion imi filloi të merrtë formë më anë të ngjyrave mbi telajon e bardhë.
Miqtë më thonë se jam artiste edhe me fjalën, por piktura është ajo që më plotëson, më mbush dhe me anë të së cilës dua që edhe të tjerët të më lexojnë.
ABOUT ME
“A painting is a poem without words”.
On this so beautiful expression of Horace, my art was conceived, raised between sacrifices, challenges, struggles and efforts to pour on the canvas all the colors of life. Having as my first teacher, my father, Vilson Halimin, and my strongest support my mother, Myzejen Mullaj, my artistic style blossomed, found itself, and painting is now what I cannot live without, and on which I express my soul as an artist, mixed with all the nuances that life has.
Born and raised by two artists, since childhood, I began to see things differently and just as without realizing it, every emotion of mine began to take shape through colors on the white canvas.
My friends tell me that I am an artist with words as well, but painting is what completes me, fills me and through which I want others to read me.